FOTO/ Frikën nga përmbytjet e tregon edhe ministrja Xhaçka: Qytetarët të bëjnë...

FOTO/ Frikën nga përmbytjet e tregon edhe ministrja Xhaçka: Qytetarët të bëjnë kujdes

87
0
Shares

Shqipëria gjendet sot përballë një situate alarmante, që vjen si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut, të cilat po shkaktojnë përmbytje në disa zona të vendit. Situata po shkon drejt përkeqësimit me reshjet e shiut që vijojnë të bien që prej mbrëmjes së djeshme. Me anë të një deklarate Ministrja e Mbrojtjes  Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarë që të ndjekin udhëzimet e strukturave përkatëse. Ajo tha se strukturat shtetërore kanë nisur të marrin masat për përmbytjet, por në zonat e Shkodrës dhe Velipojës, banorët akuzojnë shtetin se nuk gjendet asgjëkundi. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetin vendor me Ministrin e Brendshme. Për të marrë masat për ujësjellësin, për përmbytjet dhe për lumenjtë. Jemi duke kontrolluar akset rrugore dhe mbajtën hapur të tyre. U bëj thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile. I drejtohem çdo qytetari që të bashkëpunoj me strukturat përkatëse”, tha Xhaçka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY