Arrestohet 25 vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati me eksploziv në...

Arrestohet 25 vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati me eksploziv në Vlorë, policia i gjen pistoletë në makinë

276
0
Shares

Nga atentati me eksploziv që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, mbeti i plagosur rëndë Ines Hajrulla, i cili u dërgua menjëherë në spital. Por pavarësisht gjendjes së tij, policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se 25 vjeçari do të arrestohet, sepse gjatë kontrollit të mjetit është gjetur një pistoletë me 17 fishekë që i përket atij. “Nga veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetin e shtetasit Ines Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se: Gjatë këqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të Ines Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY