Transportohet në Tiranë njëri prej gardistëve që u plagos në aksidentin e...

Transportohet në Tiranë njëri prej gardistëve që u plagos në aksidentin e eskortës së kryeministrit

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Njëri prej gardistëve të plagosur në aksidentin e eskortës së Kryeministrit Edi Rama në hyrje të Korçës, është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit.
Burimet bëjnë me dije për TVKlan.al se bëhet fjalë për gardistin Ervin Musaj, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Gardisti do të marrë trajtim më të specializuar në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme me shtyllën kurrizore. Ndërkohë, dy gardistët e tjerë Shkëlqim Pojana dhe K. Ll., po mjekohen në spitalin e Korçës dhe janë në gjendje të stabilizuar.
Gardistët u plagosën në një aksident ku u përfshinë 4 makinë të eskortës së Kryeministrit, dy prej të cilave automjete të Gardës.
Sipas hetimeve të deritanishme, aksidenti është shkaktuar nga një makinë Volkswagen, i cili përplasi tre makina. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Volkswagen, Spiro Naçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY