FOTO/ Atentati me eksploziv në Vlorë, ja cili është shoferi i plagosur...

FOTO/ Atentati me eksploziv në Vlorë, ja cili është shoferi i plagosur rëndë…

362
0
Shares

Vlora u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, që ishte vendosur në makinën e një 25 vjeçari. Lënda plasëse ka shpëthyer gjatë kohës që i riu ka qenë në ecje me automjetin e tij, në vendin e njohur si ‘Bishti i Kalldrëmit’ në qytetin bregdetar. Policia ka bërë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të rënda në të dy këmbët, ndërsa është identifikuar si Ines Hajrulla. Sipas “Panorama” burime të caktuara kanë theksuar se gjendja e 25 vjeçarit është kritike për shkak të plageve të shumta që ka marrë. Dyshohet se kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë, të telekomanduar. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol për këtë ngjarje, ndërsa automjeti që u përfshi nga flakët kishte targën AA298SL.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY