DETAJE/ Grabitja në Shkallnur, autorët qiraxhinj në banesën e çiftit Elezi

DETAJE/ Grabitja në Shkallnur, autorët qiraxhinj në banesën e çiftit Elezi

220
0
Shares

Çifti Elezi, të cilët u dhunuan një javë më Shkallnur të Durrësit nga katër grabitës, kanë qenë prej kohësh në vëzhgim, ndërsa dy prej grabitësve kanë jetuar me qira në banesën e çiftit.
Ndërkohë që katër personat e arrestuar nga Policia e Durrësit, që grabitën dhe torturuan në Shkallnur çiftin Maliq dhe Shahe Elezi, kishin informacioni se në banesën e tyre ndodhej një shumë e konsideruar lekësh.
Çifti i dhunuar ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas banorëve të lagjes, agresorët kanë pasur edhe njohje me të moshuarit, të cilët banojnë në vilën tre katëshe.
Gjithashtu edhe vila me pesë kate është pronë e tyre, por aty nuk banon njeri pasi dy djemtë jetojnë dhe punojnë në Itali.
Sipas një banori të lagjes, të arrestuarit kishin informacioni dhe e njihnin shumë mirë ambientin pasi më herët kanë jetuar aty me qira.
Të nxitur dhe ndihmuar nga vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgji që kanë bërë roje, shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli janë futur në banesë nga dritarja dhe kanë lidhur çiftin dhe më pas e kanë e kanë dhunuar.
Gjatë kontrollit, grabitësit kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160. 000 lekë të reja dhe më pas janë larguar. Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Durrësit, Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY