Digjet autobusi shqiptar në Greqi, 30 pasagjerët ishin…

Digjet autobusi shqiptar në Greqi, 30 pasagjerët ishin…

111
0
Shares

Një autobus i linjës Shqipëri – Greqi është shkrumbuar tërësisht sot në Greqi pasi u përfshi nga flakët për arsye ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, sipas medias greke NewPost.

Raportohet se autobusi ishte i parkuar në momentin kur ra zjarri.  30 pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët.  Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.

Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të auotbusit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY