FOTO/ “Buzëqeshja e saj është zhdukur”, ja shkrimi i gazetës italiane për...

FOTO/ “Buzëqeshja e saj është zhdukur”, ja shkrimi i gazetës italiane për Viola Spiron dhe të dashurin bos droge

279
0
Shares

Pas goditjes së klanit të drogës së Valentin Selaj, të dashurit të moderatores dhe modeles së njohur Viola Spiro, një media lokale në Itali ka shkruar për bukuroshen shqiptare, duke dhënë edhe informacione mbi operacionin policor. “Ajo nuk ka asnjë faj. Përveç se është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë. Viola është një nga femrat e famshme dhe të dëshiruara në Shqipëri. Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës dhe që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane. Një grua perfekte, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës? Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime fotografike. Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë , por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur”, thuhet në shkrimin e medias italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY