LAJMI I FUNDIT/Betejë me snajper mes skafistëve shqiptarë dhe policisë greke, kapet...

LAJMI I FUNDIT/Betejë me snajper mes skafistëve shqiptarë dhe policisë greke, kapet sasi e madhe droge

289
0
Shares

Një gomone nga Shqipëria plot me kanabis është kapur sot në brigjet greke pas një operacioni të madh policor nga vendi fqinj.

Operacioni nisi 48 orë më parë dhe fillimisht gomonia u pikas ne ujërat në veri te Korfuzit. Pas kësja policia greke ka filluar ndjekjen deri në brigjet e ishullit Tzia, Athine. Operacioni është zhvilluar nga ajri dhe deti ndërsa gomonia me tre motorre nga 350 kuaj fuqi secili drejtohej nga 3 persona te cilet besohej se ishin nje shqiptar, nje grek dhe nje turk.

Gomonia u ndalua në Tzia pasi u godit nga snajperistet që ndodheshin në helikopterin e policisë. Operacioni është kryer nga anti-droga, policia kufitare me mjete tokesore, detare e ajrore të forcave speciale dhe forcave amfibe. Është sekuestruar sasi tepër e madhe droge, sipas mediave greke ndërkohë që pperacioni vijon.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY