Itali, xheloz për të dashurën 20 vjet më të madhe, kosovari torturon...

Itali, xheloz për të dashurën 20 vjet më të madhe, kosovari torturon shqiptaren

96
0
Shares

Horrori ka zgjatur disa muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti. Për sa kohë që nuk kishte guximin t’i drejtohej karabinierëve dhe të denonconte torturat që i bënte burri i dhunshëm.
Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga prokuroria italiane e cila po heton, 30-vjeçari shqiptar nga Kosova ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij, 20 vite më e madhe se ai, do të kthehej me ish-in e saj, shkruan Panorama.
Por mbi të gjitha ai ishte bërë i dhunshëm, aq sa ajo kishte përfunduar në disa raste në spital.
Para mjekëve, gruaja, pesëdhjetë vjeçare me origjinë shqiptare, ndonjëherë e ka fshehur, nganjëherë nuk mund të shmangte denoncimin e të dashurit me origjinë kosovare.
Të mërkurën, situata ka degraduar. Ajo u paraqit në urgjencë me dëmtime te tmerrshme, në sy e kudo ne trup: ishte izoluar në shtëpi nga partneri, i cili përveçse e kishte rrahur në fytyrë dhe krahë, i kishte shkaktuar ënjtje në pjesët intime, si pasojë e dhunës seksuale.
Ai e kishte rrahur dhe i kishte shtrënguar qafën aq fort për ta penguar që të ikte nga shtëpia.
Kështu shqiptari përfundoi në prangat e Policisë së Ponzano. Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY