FOTO/ Kukës, zjarri shkrumbon banesën, 8 familjarët në qiell të hapur

FOTO/ Kukës, zjarri shkrumbon banesën, 8 familjarët në qiell të hapur

255
0
Shares

Një shtëpi dykatëshe është shkrumbuar nga zjarri në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalis, rreth 60 km nga Kukësi, ku janë shkrumbuar e gjithë baza materiale e banesës. Fatmirësisht, flakëve iu kanë shpëtuar anëtarët e familjes.
Zjarri ka rënë në familjen e Skënder Litës me tetë anëtarë, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndihmojnë për shuarjen e flakëve, për shkak të infrastrukturës, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që janë përpjekur, por pa rezultat.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Njësia Administrative dhe Bashkia e Kukësit po vlerësojnë dëmet për të gjetur edhe mundësitë e ndihmës e strehimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY