Burri djeg veten e fëmijët, si hakmarrje ndaj bashkëshortes

Ndaje

Një tragjedi e pazakontë ka ndodhur paraditen e të premtes në Athinë. Një 45 vjeçar i ka vënë zjarrin apartamentit, duke humbur jetën vetë ashtu si dhe dy fëmijët e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës. Fqinjët njoftuan zjarrfikësit që mbërritën shpejt në vendngjarje dhe e shuan zjarrin.
Brenda apartamentit u gjetën pa ndjenja 45-vjeçari dhe dy fëmijët e moshës 10 dhe 8 vjeç.
Ata u dërguan urgjentisht ne spital por aty u konstatua vdekja e tyre.
Sipas të dhënave të para, ai ishte ndarë nga gruaja dhe i kishte marrë fëmijët për të kaluar bashkë fundjavën.
Thuhet se në vendngjarje është gjetur një letër e shkruar nga 45-vjeçari, që ishte nënoficer i Forcave të Aviacionit. Ai shkruan se vuri zjarrin për të vdekur vetë bashkë me fëmijët, me qëllim që të hakmerrej ndaj ish bashkëshortes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje