Paris, tigri arratiset nga cirku, shkakton panik te banorët

Paris, tigri arratiset nga cirku, shkakton panik te banorët

236
0
Shares

Tigri që u arratis nga cirku dhe doli në rrugët qendrore të Parisit duke frikësuar njerëzit është vrarë nga drejtuesit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, policia tha se tigri u zhduk në lagjen 15, por rreziku u eliminua.
Askush nuk pësoi dëmtime nga kafsha që peshonte 200 kg. Sipas BBC, qarkullimi në atë zonë u ndalua dhe banorët lajmëruan emergjencën sapo vunë re tigrin.
“Ishte vërtetë tigër shumë i madh. Ne dëgjuam dy ose tre të shtëna dhe pamë policinë që bllokoi rrugën”, tha dëshmitari Ralph për “Le Parisien”.
Ndërkohë, pronari është arrestuar dhe nuk do të merret një vendim derisa të përfundojnë hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY