Reformat në vend numëro, BERZH: Shqipëria e fundit në rajon, nuk plotëson...

Reformat në vend numëro, BERZH: Shqipëria e fundit në rajon, nuk plotëson 6 komponentët e zhvillimit

72
0
Shares

Raporti i Tranzicionit për 2017-2018 që publikoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim përcakton se Shqipëria ka ecur nën mesataren e rajonit dhe vendeve të tjera në tranzicion në gjashtë komponentët që vlerësojnë reformat për zhvillim. Në një vlerësim nga 1 tek 10, ku nota më e lartë shpreh vlerësim të mirë Shqipëria ka marrë dobët në mirëqeverisjen. BERZH ka vlerësuar me rreth 4 pikë shërbimet e qeverisë. Ky vlerësim ishte poshtë mesatares së vendeve të Evropës Juglindore dhe mesatares se vendeve në Tranzicion. Vendi ynë mori gjithashtu vlerësim të dobët edhe në politikat e konkurrencës së drejtë në tregje dhe fleksibilitetit të reformave, duke u vlerësuar më pak se mesatarja pesë pikë. Sipas “Monitor”, Shqipëria ka marrë vlerësim më pak se 5, për reformat në çështjet e integrimit në BE, në mbrojtjen e klimës dhe gjithëpërfshirjes. Vendet ku investon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë nevojë për një model të ri rritjeje për t’i ndihmuar ata të kalojnë në një epokë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të ardhmen, thuhet në raportin më të fundit vjetor të BERZH./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY