Policia nuk arreston dot tre oficerë të saj, Rama flet për suksese...

Policia nuk arreston dot tre oficerë të saj, Rama flet për suksese imagjinare të uniformave blu

87
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë për emisionin 360 grade me Artur Zhejin në TV “Ora News”.
Natyrisht, nuk mund ti shpëtonte pyetjes për zhvillimet e dy ditëve të fundit, kur Policia, nuk po gjen dhe nuk po mund të arrestojë, tre oficerët të lartë të uniformave blu.
Por, duke shmangur përgjegjësinë, Rama, është mjaftuar me frazën “nuk dua të bëj replikë”, ndërsa ka folur për suksese imagjinare “të zbulueshmërisë” apo “rënies së numrit të vrasjeve”

Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?
Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.

Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një Task-Force…
Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY