“Bomba” e gazetarit: Prokuroria të marrë në pyetje Haki Çakon, 4 drejtues të Policisë së Shtetit nuk i jepnin llogari

Ndaje

Në lumin e skandaleve të njëpasnjëshme që po shpërthejnë dhe po rrëzojnë kredibilitetin e institucionit të Policisë së Shtetit para syve të qytetarëve, gazetari Spartak Koka nga studio e emisionit “Opinion” theksoi se gjatë dy viteve të fundit 4 drejtues të lartë policie nuk i jepnin llogari shefit të tyre Haki Çako. Sipas tij Prokuroria në vazhdën e të gjitha ngjarjeve dhe urdhër arresteve për drejtues të lartë të policisë, duhet që të thërrasë dhe të marrë në pyetje edhe Haki Çakon. “Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Çako e ka kryer punën e drejtorit të përgjithshëm, ai ka mbajtur protokoll në lidhje me mbledhjet e organizuara me krerët e policisë së qarqeve të vendit dhe ka dërguar informacion në lidhje me to. Pavarësisht kësaj, katër drejtues policie nuk ishin në kontrollin e Çakos, pasi ata nuk i jepnin llogari atij”, tha Koka.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje