Tenton të shtypë me makinë ish-të dashurën shqiptare, prangoset italiani

Tenton të shtypë me makinë ish-të dashurën shqiptare, prangoset italiani

74
0
Shares
Foto Ilustruese

Një grua shqiptare me banim në Romë është dhunuar, persekutuar e kërcënuar deri me vrasje nga ana e një qytetari roman 57-vjeçar, me të cilin kishte pasur lidhje më parë. Historia është mbyllur me arrestimin e italianit nga ana e karabinierëve.
Natën midis 13 e 14 nëntorit karabinierët ndërhynë duke ndaluar romanin përgjegjës për tentativë vrasjeje, akte persekutimi, zhvatje dhe armëmbajtje, gjithçka në dëm të ish të fejuarës së tij shqiptare.
Gruaja e cila ndërprerë marrëdhënien me të, por italiani nuk e pranonte ndarjen. Përshkallëzimi i dhunës mori fund pranë vendit të punës së viktimës së tij, ku mbrëmjen e 13 nëntorit agresori e sulmoi me një pistoletë gjysmë-automatike, pasi tentoi ta shtypte me makinë.
Karabinierët nisën menjëherë kërkimin për burrin që u zhduk pas incidentit, duke arritur ta gjenin në Velletri dhe tashmë ai është në burgun e Rebibias, pasi ka marrë masën e arrestit në burg nga gjykata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY