Zgjedhjet për kreun e Cosa Nostra – Policia “prish” procesin, arreston 27 mafiozë

Ndaje

Policia italiane prish zgjedhjet në kupolën e Cosa Nostras. Të paktën 27 persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata mafioze, kërcënime me jetë, biznese abuzive, trafik droge dhe transferime të jashtëligjshme pasurish.
Prej kohesh kishin nisur hetimet, sipas të cilave rezulton se Cosa Nostra ka një mekanizëm të mirëfilltë elektoral për të zgjedhur krerët e rinj drejtues apo dhe ndryshimet në strukturat.
Operacioni i policisë së Palermos në orët e para të mëngjesit, ka zbuluar edhe riorganizimin e brendshëm të familjes mafioze Santa Maria Di Gesu dhe aftësitë e saj për infiltrim në strukturat ekonomike lokale.
Brenda familjes mafioze zhvillohen zgjedhje të mirëfillta për drejtuesit. Mjafton një ngritje dore në shenjë pohimi për të dhënë aprovimin e çdo anëtari, ndërsa procedurat e përzgjedhjes dhe propozimet janë privilegj vetëm i kreut të Familjes apo këshilltarit të tij. KlanPlus

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje