Përgjimet e Vangjush Dakos do të pasohen me arrestime

Përgjimet e Vangjush Dakos do të pasohen me arrestime

158
0
Shares

Zbardhen detaje, nga implikimi dhe lidhjet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, me grupe kriminale.
Gazetarë të ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, bënë të ditur se përgjimet e Dakos, janë pjesë e një dosje të mbërritur nga EULEX, nga Kosova.
Gazetari Trashgim Sokolaj, bëri të ditur se pjesë e kësaj dosje, janë përgjimet që implikojnë Dakon në biseda me grupe kriminale, ku fliste për marrjen e kartave të identitetit votuesve, por edhe me kërcënime zgjedhësish, që nuk pranonin të dorëzonin kartat e identitetit, kundrejt pagesave.
Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se hetimet ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako kanë nisur nga prokuroria para pesë muajve.
Ai tha se burimet konfidenciale i kanë treguar se hetimet do të rezultojnë me arrestime.
Ndërsa gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka deklaruar, se prokurori Anton Martini, i cili po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë nesër në Prokurori ku do të merret në pyetje për të gjitha deklaratat e bëra.
Llabani tha se është informuar se disa muaj më parë, prokurori Martinaj i ka kërkuar tre ambasadave më të rëndësishme në vend ndërhyrjen e tyre, pasi ka çështje të rëndësishme në hetim dhe s’duhet të largohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
“Unë kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka çështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet për gjithçka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftuar që nga i komanduar do shkojë në Prokurorinë e Shkodrës.
Ai mësohet se ka thënë që kam çështje në hetim që s’dua t’i lë dhe atij nuk i është lënë vend për komunikim të mëtejshëm por urdhri i prokurorisë duhet zbatuar.
Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli, duke konfirmuar ekzistencën e përgjimeve, ku përfshihet edhe Vangjush Dako, saktësoi se këto përgjime, lidhen me Portin e Durrësit, tjetërsim pronash dhe blerje votash.
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se dokumentet do të rrjedhin shumë shpejt në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Durrësit, pasi ato nuk i mbajnë vetëm një palë duar.
Vangjeli tha sonte në studion emisionit ‘Opinion’ se opozita duket se është në garë me mediat se kush ka audiencën më të madhe.
Ai tha se në lidhje me këtë ngjarje, nëse vërtetohet ose jo, kjo është tjetër histori, pasi dëmi është bërë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY