Arrestohet 32 vjeçari nga Tirana, kreu marrëdhënie seksuale me 13 vjeçaren e deklaruar të zhdukur nga familja në Krujë

Ndaje

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë, në orët e para të mëngjesit shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë. 13 vjeçarja nga Kruja në datën 17 nëntor ishte shpallur në kërkim , pasi e motra e saj, A. L. 24 vjeçe kishte bërë kallëzim në polici, se pasi mbarimit të mësimit e mitura nuk ishte kthyer në banesë. Materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje