Qeveria pranon përfundimisht dështimin me investimet e huaja, ekonomia mbahet nga TAP...

Qeveria pranon përfundimisht dështimin me investimet e huaja, ekonomia mbahet nga TAP dhe Kaskada e Devollit

332
0
Shares

“Qeveria pranon dështimin me investimet e huaja!”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke marrë shkas nga nga fakti se ministri i Financave në një dalje për mediat pranoi se qeveria e majtë nuk ka arritur të thithë asnjë investim të huaj në vend. Tabaku shprehet në Facebook se fajtor për mungesën e investimeve të huaja që prej 20130ës, janë qeveria dhe kryeministri, që janë investuar në fushata të paprecedenta të rritjes së taksave dhe favorizimit të oligarkëve. “Më në fund, ministri i Financave e pranon që investimet e huaja pas 2013 janë në pikën 0. Por, si të gjithë fajtorët e paturp, ua hedh fajin të tjerëve, për atë që ka vetëm një fajtor. Qeverinë dhe Kryeministrin! Fajin për dështimin me investimet e huaja e e kanë taksat e larta, e kanë vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, e rritje taksash për të tjerët. Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro”, shprehet Tabaku. Deputetja e PD thekson se opozita ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar, sepse ekonomia është rritur gjatë këtyre iteve nga projekte të firmosur nga ish-kryeministri Berisha, si Kaskada e Devollit dhe gazësjellësi TAP. “Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni. Taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investime të huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë. Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë”, nënvizon nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY