Arrestohet beratsi që tentoi të korruptonte policinë në Kapshticë me 20 euro,...

Arrestohet beratsi që tentoi të korruptonte policinë në Kapshticë me 20 euro, ja emri

93
0
Shares

Një 31-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e pikës kufitare të Kapshticës me 20 euro. Beratsi që ra në pranga është Besmir Bega dhe mësohet se ai i kërkoi policit që të kalonte kufirin edhe pse i kishte kaluar afati i qëndrimit në zonën Shengen.

Njoftimi i Policisë:

I ofron rryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat. Më datë 18.11.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit. Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY