AKUZA/ Kryeministri i kapareve 30-50% kërkon investime, Rama e di se korrupsioni,...

AKUZA/ Kryeministri i kapareve 30-50% kërkon investime, Rama e di se korrupsioni, droga dhe taksat e tij pengojnë ardhjen e sipërmarrësve të huaj në Shqipëri

72
0
Shares

Lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për ambasadorët, që duhet të afrojnë investitorët e huaj në vendin tonë, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebook. Basha shprehet se në Shqipëri është krijuar një klimë armiqësore për biznesin dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama, i cili kërkon kaparin 30-50% për cilindo investim. Fryma klienteliste e dhënies së tenderave dhe koncensioneve, por mbi të gjitha politikat kanabiste e kriminale të qeverisë Rama, sipas kreut të opozitës frenojnë sipërmarrësit e huaj.

Reagimi i Lulzim Bashës:
Është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri! Rama e di shumë mirë këtë, sepse është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj. Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime. Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave, për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes. Sepse tenderat dhe koncesionet përfundojnë në xhepat e 10 klientëve të kryeministrit dhe investitorët e huaj gjymtohen nga kriminelët e lidhur me Ramën dhe Dakot e tij për t’u përzënë nga Shqipëria. Gjatë qeverisjes tashmë të vdekur të Ramës, në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Po të mos ishin dy projektet e mëdha energjetike, gazsjellësi Trans Adriatik dhe Kaskada e Devollit, niveli i investimeve do të ishte në minimum historik, duke e kthyer vendin 15 vite prapa. Ambasadorët e Shqipërisë e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse për shkak të keqqeverisjes së Ramës vendi është në depresion ekonomik dhe social. Rreth 300 mijë shqiptarë të larguar në 4 vjet nga Shqipëria janë prova ulëritëse e këtij realiteti dëshpërues. Investitorët e huaj do të vijnë në Shqipëri, kur vendi të ketë një qeveri që lufton krimin, hap vende pune dhe ju jep mundësi të gjithëve. Por kjo nuk do të ndodhë përsa kohë vendin ta drejtojë kryeministri i kapur nga krimi dhe i zhytur në krim, që ktheu Shqipërinë në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY