PËRGJIMET/ Zbardhen bisedat mes “Fianacierit” dhe Moisi Habilajt për “çimkën” në makinë

PËRGJIMET/ Zbardhen bisedat mes “Fianacierit” dhe Moisi Habilajt për “çimkën” në makinë

150
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda zbardh vendimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Nezar Seitin. Verdikti që i preu shpresën për ekstradim të dyshuarit si “financier” i grupit të Habilajve zbardh përgjime të reja të kryera nga hetuesit italianë në harkun e pesë viteve.

Gjykata për Krimet e Rënda zbardh vendimin që la në paraburgim Nezar Seitin, të dyshuarin si “financier” të grupit të Habilajve. Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.
I tillë është përgjimi ambiental i kryer në 2 shtatori 2014 në mjetin e Moisi Habilajt.
Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për transportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet.
Duke iu referuar prerjes së kartëmonedhave, Nezar Seiti thotë që “nëse janë 100-she janë të mira”.
Florian Habilaj i thotë që “janë 20-ëshe”, ndërsa Nezari ia kthen “nëse janë 20-she na mori lumi”.
Dhjetë minuta më vonë, ata kërkojnë hapësira të fshehta në automjet.
Nezari thotë: “Do i ngecim nga mbrapa sediljes dhe do ta mbyllim bram-bram.
Në një tjetër përgjim të muajit shkurt 2017, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë re një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimash dhe mallkimesh ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë.
“Këtu nuk ka shanse. Vetëm të shkatërrojmë makinën, ta heqim tapicerinë e lartme, ta heqim dhe t’ia çojmë”, shprehet Seitaj.
“Po ata janë doktorë”, vazhdon Maridian Sulaj, pasi bashkëbiseduesit konstatojnë se pajisja e dyshimtë është ngjitur ne mjet.
Biseda mbyllet mes Sulajt dhe Moisi Habilajt, kur i pari kërkon “të shkojnë dikur për të hequr fiksimin e tij”.
“Lërë se e gjej unë, lërë fare” e mbyll Habilaj.
Nezar Seiti u arrestua në Vlorë në 19 tetor në zbatim të një urdhër-arresti të Gjykatës së Catanias. Për të u regjistrua një procedim penal edhe në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Masa “arrest në burg” preu shpresën e tij për ekstradim në Itali, fakt për të cilin ai ka dhënë pëlqim. ABCNews.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY