VIDEO/ Edi Rama “ia hoqi” pasaportën Saimir Tahirit – Por si u...

VIDEO/ Edi Rama “ia hoqi” pasaportën Saimir Tahirit – Por si u arratis ish-ministri?!

260
0
Shares

“Arratisja” e Saimir Tahirit drejt Gjermanisë, vë në pikëpyetje hetimin ndaj tij.
Ndërkohë, që pas “lejes” së Kuvendit, për kontrollin dhe banesën e tij, “u tha” se atij ju hoq edhe pasaporta për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve dhe dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës, një pikëpyetje e madhe vihet, mbi mundësinë e udhëtimit të Saimir Tahirit, jashtë kufijve të Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por pas vendimit të Kuvendit për kontrollin e banesës së ish-ministrit, “u tha” se Saimir Tahiri mbahet nën vëzhgim edhe nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të tij jashtë vendit. Duket, Tahiri ka shfrytëzuar momentin se SHISH-i është “pa kokë”, dhe është “arratisur”.
Por përpos këtyre pikëpyetjeve, garancinë më të madhe e kishte dhënë kryeministri Edi Rama.
Disa javë më parë te emisioni “Zonë e Lirë”, i Arian Çanit në TV Klan, kryeministri Edi Rama garantoi se një ndër kërkesat që PS i plotësoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përveç kontrollit të banesës dhe vijimit të hetimeve, ishte edhe ndalimi i lëvizjes jashtë vendit.
Por sot me ikjen jashtë shtetit të Saimir Tahirit, kjo garanci e kryeministrit Edi Rama ka rënë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY