FOTO/ Një shkëmb i madh bie në një banesë në Mat, plagoset...

FOTO/ Një shkëmb i madh bie në një banesë në Mat, plagoset rëndë kryefamiljari

59
0
Shares

Policia e Matit mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 ka marrë një njoftim se në fshatin Xibër, është shkëputur një masiv shkëmbor duke rënë mbi një banesë. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T. 53 vjeçari në fjalë ka mbetur i dëmtuar rëndë. Sipas policisë, shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar. Në banesë ndodhej e gjithë familja dhe nuk ka të dëmtuar të tjerë përveç shtetasit B.T. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY