FOTO/ “Na jep 20 mijë euro ose…”, babë e bir arrestohen në...

FOTO/ “Na jep 20 mijë euro ose…”, babë e bir arrestohen në Krujë pas presionit ndaj 64 vjeçarit

81
0
Shares

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shtrëngimi”. Uniformat blu kanë ndaluar dy shtetas, atë e bir, pasi nëpërmjet presioneve dhe shantazheve i kërkonin shuma të mëdha parash me anë të telefonit një shtetasi. Gjatë aksionit janë sekuestruar aparate celularë, karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shtrëngimi”. U ndaluan shtetasit, atë e bir konkretisht, Agim Çangu 46 vjeç dhe Gentian Çangu 19 vjeç, të dy banues në Nikel, Krujë. Shtetasit e mësipërm, nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20000 €) shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë. Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje. Shtetasit e ndaluar, më datë 02.11.2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H.L. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësisnë e provave materiale:

•4 aparate celularë;

• 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike;

• një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim
parashikuar, nga nenet 109-b , 25 dhe 280 të Kodit Penal.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY