22 familje që i prek projekti i Unazës së Madhe nxirren nga...

22 familje që i prek projekti i Unazës së Madhe nxirren nga shtëpitë në Tufinë, ja përgjigjia e Edi Ramës për ta

187
0
Shares

Një pjesë e banorëve të zonës së Tufinës, banesat e të cilëve preken nga projekti i ndërtimit të “Unazës së Madhe” kanë protestuar sot duke kërkuar dëmshpërblimet nga qeveria. Një pjesë e këtyre familjarëve kanë probleme me pronësinë e truallit dhe pjesa tjetër me legalizimin, çka bën që ata të humbasin banesat dhe të mos përfitojnë asgjë. Banorët kanë bërë të ditur gjithashtu se i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i ngritur shqetësimin e tyre, ndërsa në përgjigjen e tij kryeministri ia ka lënë gjithçka në dorë gjykatës.

Reagimi i plotë:

“Përmbaruesi nuk ka fuqi ekzekutive, nuk mund të hidhet posh ligji 7501, të drejtat e pronës janë të paprekshme. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, këta kanë dokumenta, tapi çdo gjë që nevojitet për të gëzuar një pronë. Ky vendim duhet të rrëzohet , sepse dëmtojnë të drejtën e pronës, me këto prona këta banorë jetojnë, nuk kanë të ardhura të tjera. Ndërtimet janë bërë me leje dhe pa leje,” thotë Baftjar Rusi, avokati i familjeve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Tufinë. “Prokuroria të merret me njerëzit e tij të mos dërgoj njerëz këtu të na shkatërrojnë pronën, kemi certifikatën e pronësisë, nuk mund të marrin pronat tona. Ja shikohen prona ime është 30 dylym e këta duan ta shkatërrojnë, kërkojmë të veprohet me drejtësi e jo me padrejtësi,”shprehet njëri prej banorëve. “Këtu janë në total 20 banesa, kemi dokumentat, është tok arë, kjo nuk mund të ndodhi ne as nuk na kanë thënë se do marrim shpërblim për tokën dhe shtëpitë tona. Ne e kundërshtojmë këtë vendim, është i padrejtë ne duam të pezullohet ky vendim i padrejtë,”tregon një prej banorëve. “Duan të ma marrin, ne e dimë se kush është , ai është një i LSI-së që po na grabit pronën. Ne i kemi të gjitha dokumentat, gjykata nuk është shprehur ende për vendimin, këtu po luhet me dy standarde, duhet të jenë korrekt. Policia u përpoq të ishte korrekte por degjenerojë situata këtu në ish-Tufinë. Madje njëra prej banoreve ka përfunduar në spital, i ra të fikët pas përplasjes me përmbaruesit,” tha njëra prej banoreve. /Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY