VIDEO/ Katastrofë nga përmbytjet në Greqi, autostradat shndërrohen në lumenj, 16 viktima...

VIDEO/ Katastrofë nga përmbytjet në Greqi, autostradat shndërrohen në lumenj, 16 viktima e dhjetëra të plagosur

335
0
Shares

Periferia e Athinës është shpërfytyruar duke u kthyer në një kënetë, ku mbizotëron balta dhe uji, si pasojë e shirave të rëndë që kanë rënë pa pushim gjatë ditëve të fundit. Nga përmbytjet janë vrarë të paktën 16 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritetet lokale shprehen se stuhitë kanë shkaktuar “dëme biblike” pasi rrugët janë shndërruar në rrëke balte dhe mbeturinash. Makinat janë bllokuar në baltë dhe qindra shtëpi janë përmbytur. “Dhjetëra njerëzit janë zhdukur. Numri i të vdekurve mund të rritet. Moti i keq parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë”, tha Nikos Toskas, ministri i Rendit dhe Mbrojtjes së qytetarëve. Toskas, i cili vizitoi disa nga zonat e prekura të mërkurën, përshkroi skena katastrofike. Muret dhe oborret e ndërtesave të vogla u shembën, ndërsa rrugët e mbushura me mbeturina dhe rrënoja, janë bërë të pakalueshme. “Një pjesë e autostradës midis Athinës dhe Korintit ishte zhytur dhe bizneset anash saj ishin përmbytur. Shtyllat e energjisë janë rrëzuar dhe kanë lënë në errësirë një rajon shumë të madh në disa nga pjesët më të varfra të Athinës”, tha Toskas.

Dymbëdhjetë njerëz të vdekur, katër gra dhe tetë burra u gjetën pranë Mandrës, një qytet i vogël në periferi të Athinës, që u godit rëndë nga përmbytjet. Trupat e dy burrave të tjerë u nxorën nga deti. Mendohej se të dy ishin futur në gjirin e Eleusinës, 11 kilometra nga qendra e qytetit të Athinës. Kanalet televizive raportojnë se të gjitha viktimat i përkasin moshës 45 dhe 70 vjeç. Ndër të vdekurit ishte një gjahtar dhe një shofer kamioni i gjetur në kabinën e automjetit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY