PËRGJIMET E REJA/ Dosja Tahiri – Habilaj: Ej shoku, e di sa...

PËRGJIMET E REJA/ Dosja Tahiri – Habilaj: Ej shoku, e di sa lekë hidhen atje lart…?!

227
0
Shares

Publikohen të tjera përgjime në lidhje me Habilajt, grupin e trafikut të drogës të hetuar nga antimafia italiane dhe që ka dyshime për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ej shoku, e di ti se cili është rreziku im? Unë nuk shkoj personalisht të prek ndonjë gjë me dorë, fus lekë për të bërë këtë ‘punë’, rrezikojmë lekët, e imagjinon dot se çfarë ndodh?! Doja t’i thoja se pa lekë nuk bëhet gjë…, pasi ky donte punë pa lekë…, po ti a e di se sa lekë hidhen atje lart për të arritur këtu puna?”, thotë i arrestuari Nezar Seiti, i cili ndodhej në makinën e Habilajt me Maridian Sulajn.
Përgjimi është publikuar nga gazetari Basir Çollaku, ku të arrestuarit janë përgjuar teksa flasin për lumin e parave që hidhen lart për të punuar qetësisht.
“Për çështjen e trafikut të drogës Habilaj-Tahiri-Rama, ka një turr ngjarjesh te prodhuara ta zhbejne, menjanojne, sepse nese bie Tahiri, i akuzuar zyrtarisht ne kete çeshtje merr me vete Ramen. Të arrestuarit flasin hapur mes tyre per lumin e parave qe hidhen lart qe te punohet qetesisht dhe bashkerisht poshte. ‘E di sa para hidhen lart qe te punohet…ai as qe e ka idene…’ dhe duhen kamione te shendetshme me tre motorra me nga 25 mije euro, vetem motorrat e gomones 75 mije euro..Kjo eshte pjese e depozituar ne gjykate nga prokuroria…”, komenton Çollaku, duke publikuar edhe një prej dokumenteve të përgjimit.
Saimir Tahiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY