KQZ: Akti që nuk ekziston nuk mund të falsifikohet

KQZ: Akti që nuk ekziston nuk mund të falsifikohet

75
0
Shares

“Dje media e ineteresuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja ‘fshehjen’ e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se. Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord. Akuza per ‘fshehje’ u provua dje se ishte furtune ne gote.
Sot ne ‘goten’ e KQZ-se shpertheu ‘furtuna’ e radhes, akuza per falsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit.
Kete prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike:
1. Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;
2. Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk falsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.
3. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.
Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik”, ka reaguar sot zëhënësja e KQZ, pas debateve dhe pretendimeve në KQZ, nga ana e ish-kryetarit ët saj, Denar Biba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY