Itali, arrestohet 20-vjeçarja shqiptare, vodhi dhe mbushi plot çantën me parfume

Itali, arrestohet 20-vjeçarja shqiptare, vodhi dhe mbushi plot çantën me parfume

115
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 20-vjeçare shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi u kap duke vjedhur.
Ditën e djeshme, rreth orës 17.30 të pasdites, 20-vjeçarja shqiptare hyri në brendësi të dyqanit dhe filloi të bënte veprime të dyshimta në raftet e parfumeve. Por sjellja e saj nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë u lajmëruar policia.
Shqiptarja 20-vjeçare, pasi pagoi vetëm një parfum, që e përdori për dredhi për të shpëtuar nga vjedhja e shumë të tjerëve, u largua drejt daljes.
Por rojet e sigurisë arritën ta ndalnin në kohë 20-vjeçaren, që pasi e kontrolluan brenda çantës gjetën aty një duzinë parfumesh të markave të ndryshme. Malli i vjedhur, që arrinte vlerën e 300 eurove, u rikthye te pronari, ndërsa e reja u dërgua në paraburgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY