EMRAT/ U kapën me furgonin e kanabisit në Shkodër, ja kush janë...

EMRAT/ U kapën me furgonin e kanabisit në Shkodër, ja kush janë të arrestuarit

174
0
Shares

FNSH dhe Policia e Shkodrës kanë arritur të sekuestrojnë një sasi droge në aksin Shkodër-Hani Hotit, ku kanë rënë në pranga dy persona. Dy të arrestuarit janë Fatbardh Hoxha, 26 vjeç dhe Klejdi Xeka, 30 vjeç dhe atyre u janë sekuestruar edhe dy makina, një Golf dhe një Benz. Lënda narkotike po transportohej në disa thasë që ishin vendosur në një furgon. Arrestimi i Fatbardh Hoxhës u bë në një karburant afër fshatit Grizhë. Sipas policisë arrestimi i Kledi Xhekës u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.
Janë shpallur në kërkim:
A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë

S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

Shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti. Ndërkohë jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY