Rama shkarkon babanë e Xhixhos së LSI: Paaftësi fizikie dhe mendore në...

Rama shkarkon babanë e Xhixhos së LSI: Paaftësi fizikie dhe mendore në moshën e pensionit

191
0
Shares

Piro Xhixho, anetari i caktuar si kryetar i Keshillit Drejtues te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare me një vendim të Këshillit të Ministrave do të largohet nga detyra. Ne vendimin qe mban firmen e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet ne nenin 116, te ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, qe parashikon se lirimi nga detyra i anetarit te AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Keshillit te Ministrave. Argumentimi qe ben Keshilli i Ministrave eshte se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshen per te dale ne pension, por ligji per komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar ne menyre eksplicite qe nje nga rastet e lirimit/shkarkimit te anetareve te AKEP-it eshte edhe mbushja e moshes se daljes ne pension. Ndaj, ne vendim keshilli i ministrave thote: vleresojme se arritja e moshes se pensionit te anetarit/drejtuesit te Keshillit Drejtues të AKEP-it eshte element qe duhet interpretuar se çon ne pamundesine fizike e mendore dhe qe legjitimon propozimin e Keshillit te Ministrave per te propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY