Krim në familje godet në Lushnje, burri qëllon me thikë gruan dhe...

Krim në familje godet në Lushnje, burri qëllon me thikë gruan dhe djalin

148
0
Shares

Në Dushk të Lushnjes ka ndodhur një krim i rëndë në familje. Kryefamiljari ka qëlluar me thikë, bashkëshorten dhe djalin 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në familjen e Shpresim Gj., 45 vjeç. Ky person ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij, duke i lënë të plagosur. Gruaja me inicialet M. Gj,. 43 vjeçe dhe djali 18 vjeç janë dërguar në spital, ndërsa 45-vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY