VIDEO/ LSI: Buxheti i 2018-ës largon shqiptarët nga vendi, qeveria kthehet në...

VIDEO/ LSI: Buxheti i 2018-ës largon shqiptarët nga vendi, qeveria kthehet në mekanizëm për pastrim parash

62
0
Shares

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI, në një konferencë për shtyp doli deputeti Petrit Vasili, i cili kritikoi ashpër buxhetin e vitit 2018, që ka prezantuar qeveria.  Sipas Vasilit koncensionet e rrugëve po bëhen pa ndjekur asnjë procedurë, sepse shkojnë si dhuratë për biznesmenët që qëndrojnë pranë qeverisë, ndërsa me TVSH-në  për biznesin e vogël do të favorizohen oligarkët. Qeveria me këtë buxhet, për Petrit Vasilin kthehet në një mekanizëm të pastrimit të parave. “Është një buxhet që stimulon shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe nuk i afron aspak investimet e huaja. Buxheti thellon ndjeshëm papunësinë dhe varfërinë në vend dhe nuk jep asnjë zgjidhje për të. LSI do të votojë kundër një buxheti të tillë që sjell rrënim dhe varfëri”, deklaroi Vasili.

Live konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publié par Lëvizja Socialiste për Integrim sur lundi 13 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY