PD kërkon përjashtim me 10 ditë të Pjerin Ndreut, Byroja e Kuvendit...

PD kërkon përjashtim me 10 ditë të Pjerin Ndreut, Byroja e Kuvendit e rrëzon

59
0
Shares

Partia Demokratike i ka dorëzuar një kërkesë Byrosë së Kuvendit për të vendosur masën disiplinore, përjashtimin me 10 ditë të deputetit socialist Pjerin Ndreu. PD në kërkesën e saj argumenton se është e bazuar tek fyerjet që deputeti socialist Pjerin Ndreu bëri ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, në mbledhjen e javës së kaluar të Komisionit të Sigurisë. “Thirrja për përdorim dhune dhe fyerja janë shkelje disiplinore. Byroja e Kuvendit të mblidhet jo më vonë se 48 orë”, thuhet në kërkesën e PD. Byroja e Kuvendit është mbledhur menjëherë dhe ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e deputeti Ndreu. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se Byroja nuk ndëshkon njerëzit kur ata shahen në komisione dhe ka propozuar që të bëhen ndryshime në rregullore dhe të përfshihen aty fyerjet. Lidhur me propozimin e Ruçit ka reaguar menjëherë deputeti demokrat Edi Paloka, duke thënë se nuk janë thirrur asnjëherë për ndryshimin e rregullores.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY