FOTO GALERI/ Shembja e 150 banesave, banorët e Shkozës injorojnë dhe...

FOTO GALERI/ Shembja e 150 banesave, banorët e Shkozës injorojnë dhe braktisin vizitën e Eriont Veliaj dhe Elona Gjebreas

188
0
Shares

Kur banorët e Shkozës patën nevojë për deputeten e zonës, Elona Gjebrean dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn se INUK po i shembte shtëpitë, njëra iu përgjigj nga studiot e televizioneve, ndërsa tjetri kishte fluturuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy u rikthyen në këtë lagje për inaugurimin e tre rrugicave. Nuk dihet kur u krye inaugurimi, sepse materiali u shpërnda nga Bashkia e Tiranës këtë të hënë. Por fotot tregojnë rrugët bosh të Shkozës. Askush nga banorët nuk pati guximin të dalë nga shtëpia, të përshëndesë apo të falenderojë pak sekonda Erion Veliajn ose Elona Gjebrean, për rrugicat e reja.
E kanë të freskët në memorie mashtrimin që iu bë në fushatë. Ishte deputetja Elona Gjebrea që i premtoi legalizim të shtëpive në këmbim të votës për Partinë Socialiste, por sapo mbaruan zgjedhjet, në Shkozë u shfaqën fadromat e INUK-ut dhe deputetja e zonës nuk u duk më nga ato anë.
Për këto arsye, të vetmet duart që Veliaj dhe Gjebrea kishin mundësi të shtrëngonin ishin ato të punëtorëve të kompanisë që bëri investimin. Por mashtrimi që i bëri banorëve të zonës, nuk e pengoi deputeten të flasë në emër të tyre.
“Ashtu sikurse kryetari i Bashkisë premtoi, e bëmë realitet këtë dhe dëshiroj ta falënderoj kryetarin edhe në emër të banorëve për gjithë mbështetjen që dha për të bërë realitet këtë zonë të transformuar tërësisht”, u shpreh Gjebrea.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY