Viza kanadeze si muzikantë, si mashtroi 5 persona xhaxhai i këngëtares së...

Viza kanadeze si muzikantë, si mashtroi 5 persona xhaxhai i këngëtares së njohur shqiptare

149
0
Shares

Familjarët e një këngëtareje të njohur shqiptare janë përfshirë në një histori mashtrimi, duke shfrytëzuar aftësitë e saj artistike. Pak javë më parë, disa persona kanë kallëzuar në Polici personin me iniciale, xhaxhanë e këngëtares, pasi ai u ka marre nga 3 mijë euro me pretendimin se do i dërgonte në Kanada, si pjesë e grupit të saj muzikor.
Të paktën 5 persona kanë kallëzuar këtë rast mashtrimi dhe tashmë hetimi po kryhet nga prokurori Sokol Malaj në Prokurorinë e Tiranës. Sipas kallëzimeve, xhaxhai i këngëtares u ka marrë përsipër këtyre personave që t’i dergjë në Kanada. Skema ishte e tillë: personat do të regjistroheshin si pjesëtarë të bandës muzikore të këngëtares që do të udhëtonin drejt Kanadasë për koncerte të organizuara nga klubet e emigrantëve shqiptarë.
Procedurat për pajisjen me vizë dhe udhëtimi do të realizoheshin nga xhaxhai i këngëtares, personi nen hetim me iniciale. Me të mbërritur në Kanada, këta persona do të vijonin udhëtimin në drejtimet e tyre. Për realizimin e kësaj skeme mashtrimi, sipas kallëzuesve, ata kanë paguar paraprakisht shumën prej 3 mije euro për person. Pasi kanë bërë pagesën, kallëzuesit kanë pritur të njoftoheshin për udhëtimin, por ky njoftim nuk ka mbërritur kurrë.
Për këtë arsye, ata i janë drejtuar Policisë së Tiranës me një kallëzim, e cila ia ka përcjellë prokurorisë për hetime të mëtejshme. Prokurori Sokol Malaj po zhvillon hetimet dhe pritet që pjesë të veprimeve procedurale do të jetë edhe pyetja e këngëtares shqiptare mbi dijeninë e saj për këtë rast mashtrimi.
Këngëtarja e suksesshme e muzikës shqiptare është bërë e njohur edhe për angazhimin e saj disavjeçar në politikë, por pas shkëputjes nga politika iu kthye intensivisht aktiviteteve muzikore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY