REPORTAZH/ BBC në Shkodër: Hakmarrja serviret shumë e ftohtë në Shqipëri

REPORTAZH/ BBC në Shkodër: Hakmarrja serviret shumë e ftohtë në Shqipëri

90
0
Shares

BBC i ka dedikuar një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri dhe impaktit negativ të tij te fëmijët.
“Thuhet se hakmarrja është një pjatë që më mirë të serviret e ftohtë, por në Shqipëri serviret më e ftohtë nga sa mund ta mendoni,” shkruhet në reportazhin e zhvilluar në Shkodër, të BBC.
Çështjet e gjakmarrjes prekin breza të tërë në Shqipëri, duke i vështirësuar jetën edhe trashëgimtarëve, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me vrasjet e të paraardhësve të tyre.

Reportazhi i BBC

Edhe pse kanë një histori të gjatë, çështjet e gjakmarrjes mbeten të nxehta edhe sot, me 69 familje nga Shkodra, që e kanë të pamundur të dalin nga pragu i shtëpisë.
Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar, në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Thuhet se Niko është në gjak me familje tjetër, dhe jeton nën kërcënimin e vdekjes për ato që supozohen të jenë krime të bëra para se ai të lindte.
Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë del nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera nga rajoni i Shkodrës, jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre.
Na u desh të ecnim me makinë dhe më varkë me mësuesen e tij Liljana Luani për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar. Zonja Luani është e specializuar për mësimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk i lë fëmijët as të shkojnë në shkollë.
Çështjet e gjakmarrjes kanë qenë më parë të shkruara në një libër ligjesh, të quajtur Kanuni, që daton në shekullin e 15. Kanuni në atë kohë vendosi rregullin në fiset e veriut të Shqipërisë.
Por zonja Luani thotë se rregullat e Kanunit shpesh janë shkelur nga ata të përfshirë në gjakmarrje. “Nëse do ndiqnin rregullat e Kanunit, ata nuk do t’i vrisnin gratë dhe fëmijët. Por ditët e sotme, ata nuk ndjekin as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit,” thotë mësuesja shqiptare.
Gjakmarrja në familjen e Nikos filloi menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri me rënien e skemave piramidale. Familja e tij është në gjak me një tjetër familje pranë fshatit të tij. Një anëtar i familjes së Nikos vrau fqinjin e tij. Kjo çoi në vrasje të tjera, që tashmë e bëjnë Nikon të jetojë me frikë.
Mësuesja Luani tha për BBC se Niko nuk ka shumë njohuri për gjakmarrjen pasi është i vogël.
“Ai dëgjon njerëzit e tjerë që flasin për këtë çështje. Dhe çdo gjë që ai bën është të qëndrojë në heshtje. Por atë e nervozon fakti që i duhet të qëndrojë i ngujuar”, thotë ajo.
Kolonel Gjovalin Loka, shef policie në rajonin e Shkodrës, tha se ai po bën gjithçka për të parandaluar fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu thuhet se reforma e re e drejtësisë e ndërmarrë nga shteti, mund t’ia dalë të fshijë një herë e përgjithmonë këtë fenomen nga jeta shqiptare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY