FOTO/ Greqi, si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë, flasin dëshmitarët

FOTO/ Greqi, si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë, flasin dëshmitarët

109
0
Shares

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës.
Policia bën me dije se të dy personat shtetasi shqiptar dhe ai grek u gjetën të plagosur në makinën e tyre rreth orës 21:35 në kryqëzimin e rrugës Eftychidou dhe Hymettus. Shqiptari është rreth të 30-tave e ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, katër persona iu janë afruar pranë makinës dhe kanë hapur zjarr ndaj dy të rinjve dhe pastaj janë larguar në drejtim të Pagrati Grove.
Mjekët konfirmojnë për mediat greke se të dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu një dëshmitar në vendngjarje ka folur për protothema.gr duke thënë se një nga atentatorët ishte i veshur me një këmishë të kuqe dhe se të rinjtë po bërtisnin pas të shtënave ‘këmbët e mia, këmbët e mia.”
Njerëz të tjerë që panë incidentin thanë se ata u sulmuan me të shtëna në të dy anët e makinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY