STATISTIKAT/ Rritet kriminaliteti, INSTAT “gropos” Policinë – Papunësia dhe kanabisi rrisin dhunën,...

STATISTIKAT/ Rritet kriminaliteti, INSTAT “gropos” Policinë – Papunësia dhe kanabisi rrisin dhunën, vjedhjet, plaçkitjet dhe vrasjet

458
0
Shares

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 9.900 vepra penale, rreth 10,3 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, bënë të ditur INSTAT.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 10.068 autorë të veprave penale, të cilët janë 23,8 % më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2016.
Pjesën më të madhe të veprave penale e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” me 40,3 %, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 38,3 %, dhe “Krimet kundër personit” me 19,0 %.

Vepra penale kundër personit
Gjatë tremujorit të tretë 2017 janë kryer 1.884 vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me
5,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.
Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në këtë
periudhë është 2.212 dhe përbën 22,0 % të totalit të autorëve.
Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i
autorëve të kësaj vepre penale është rritur me 8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të
kaluar.

Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.993 vepra penale “Krime kundër pasurisë dhe në sferën
ekonomike”, duke pësuar rritje me 46,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Autorët e tyre janë
3.506, rreth 53,6 % më shumë se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,8 % të
totalit.
Në këto vepra penale, vjedhjet e pasurisë zënë 36,4 % të totalit.
Krahasuar me tremujorin e
tretë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet e pasurisë kanë pësuar rritje me 3,3 %.

Veprat penale kundër autoritetit të shtetit
Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.798 vepra penale, me një rënie prej 12,4 %, në krahasim me
tremujorin e tretë 2016.
Numri i autorëve gjatë tremujorit të tretë 2017, është 4.093, duke shënuar një
rritje me 12,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, përbëjnë përqindjen më të madhe të veprave kundër
autoritetit të shtetit, me rreth 78,7 %, duke regjistruar një ulje prej 19,6 %, në krahasim me të njëjtën
periudhë të një viti më parë.

Masat e sigurisë
Gjatë tremujorit të tretë 2017, numërohen 10.068 masa sigurie për autorë të veprave penale, nga 8.129
që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar rritje me 23,9 %. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY