Manjani: Rama e mbushi Dibrën me kanabis, turpin e tij s’ka sahat...

Manjani: Rama e mbushi Dibrën me kanabis, turpin e tij s’ka sahat që e mat

76
0
Shares
Ylli Manjani

Edi Rama dhe ministrat e tij mblodhën mëngjesin e sotëm në një sallë qytetarët e Dibrës, ku mbajti fjalën kryeministri dhe u premtoi se do të ndërtonte Rrugën e Arbrit, por dhe se do të vinte taksë për ujin e puseve. Dibranët tentuan t’i kujtonin se janë të papunë dhe varfëria po rritet me ritme ekstreme, por Rama i foli për portalin e tij Shqipëriaqëduam.al. Për këtë takim ka reaguar në rrjetet sociale edhe ish-ministri i Drejtësisë, dibrani Ylli Manjani duke e akuzuar Ramën për faktin se e mbushi për të parën herë Dibrën me kanabis.

Reagimi i Ylli Manjanit: “E mbushi Dibrën (për herë të parë) me hashash tani e mbush me broçkulla prej fodulli! Flet si pronar i Dibrës e Matit. Flet për rrugët në letër, për gratë dhe puset, por jo për varfërinë e tejskajshme! Turpi e faqja e zezë e këtij njeriu s’ka sahat që i mat!”, shkruan Manjani në Tëitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY