Krimi në familje godet në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllanë dhe...

Krimi në familje godet në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllanë dhe kunatën

92
0
Shares

Një ngarje e rëndë që mund të kthehej në tragjedi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” të Elbasanit. Njëri nga djemtë e familjes Illiu në Elbasan rrezikoi të bëhej më shumë se vëllavrasës. 35 vjeçari Altin Illiu u arretsua nga Policia, pasi në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij G.I., 43 vjeç dhe kunatën M.I., 39 vjeçe. Çifti përfundoi në Kirurgjinë e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, kurse autoi në burg. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY