Kretë, fqinja greke masakron me thikë shqiptarin, baba i dy fëmijëve

Kretë, fqinja greke masakron me thikë shqiptarin, baba i dy fëmijëve

90
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, Greqi. Sipas mediave greke, një vajzë 26 vjeçare greke ka masakruar me thikë një shtetas shqiptar 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve. Ai kishte dalë rreth orës 01:00 të mëngjesit nga shtëpia e tij dhe kishte shkuar tek fqinja greke, e cila kishte ngritur muzikën dhe po shkaktonte rrëmujë. Por ajo në krizë totale pas përdorimit të drogës, kur e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte sulmuar menjëherë. Viktima është qëlluar disa herë me thikë në kraharor.  Menjëherë janë njoftuar ambulanca dhe policia, por edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, babai i dy fëmijëve, një djali 7 vjeç dhe i një vajze 15 muajshe ka ndërruar jetë duke u transportuar për në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY