FOTO/ Vrasja e shqiptarit në Kretë, ja pamjet nga vendngjarja

FOTO/ Vrasja e shqiptarit në Kretë, ja pamjet nga vendngjarja

234
0
Shares

Policia greke ka zbardhur detaje të reja pas vrasjes së një shqiptari në Kretë nga një vajzë 26 vjeçare greke. Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, kur shqiptari 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve është qëlluar disa herë me thikë nga fqinja e tij, një 26-vjeçare përdoruese droge. Ajo ishte duke ulëritur me zë të lartë në kohën kur shqiptari kishte shkuar për ta qetësuar. Gruaja e re, e cila është një përdoruese kronik e drogës, ishte në krizë dhe filloi të bërtiste dhe dëmtonte cilindo që i dilte përpara. Kur babai i dy fëmijëve i ka shkruar pranë, ajo ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka qëlluar disa herë në kraharor. Edhe pse ndihma e shpejtë i është dhënë, shqiptari ka humbur jetën rrugës për në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY