Dibranët i qajnë hallet, kryeministri Rama tregon histori me gogola hipotekash

Dibranët i qajnë hallet, kryeministri Rama tregon histori me gogola hipotekash

126
0
Shares

Në dëgjesën që po mbahet aktualisht në Dibër, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve që hallet e tyre këtej e tutje t’i qajnë me punonjësit që ai ka marrë me vete në Kryeministri për të menaxhuar portalin Shqipëriaqëduam.al. Por një nga banorët e Martaneshit, që ka shtruar problemin e mungesës së ujit vaditës, nëpërmjet zhvendosjes së rrjedhës së burimeve si pasojë e ndërdimit të një centrali, i kërkoi Ramës përgjigje përderisa qeveria ka zbritur sot në Dibër. “Mos m’u bëni si vlonjatët, qe sa u thua diçka, pa arritur unë në Tiranë të shkruajnë, hë ku e ke. Mos fusni mik. Nuk ka nevojë fare të shkoni derë më derë për të kërkuar diçka. Klikoni aty dhe kërkoni se merrni përgjigje. Kush ka I-phone të shkarkojë aplikacionin dhe e ka qeverinë në xhep. Shkruaj aty jam filani dhe më ka dalë një gogol tek Hipoteka, merremi ne me atë pastaj. Merret ministrja e Drejtësisë me atë gogolin. Përdorni këtë platformë dhe shikoni se funksionon. Të marrim telefonin dhe të punojmë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155300394671523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY