DETAJE & FOTO GALERI/ Si e vrau me thikë grekja, fqinjin shqiptar...

DETAJE & FOTO GALERI/ Si e vrau me thikë grekja, fqinjin shqiptar 35-vjeçar

117
0
Shares

Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës së kaluar në Kretë të Greqisë. Një shqiptar 35-vjeçar u vra me thikë nga një fqinje e tij greke. Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, por mediat helene kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja.
Ishte ora rreth 01.00 e natës kur shqiptari ka dëgjuar të bërtitura në hyrje të shtëpisë së tij dhe për këtë ka dalë jashtë. Grekja, që njihej si përdoruese droge ishte duke fyer dhe ofenduar gjithçka dhe këdo që i dilte përpara. Shqiptari është afruar duke tentuar ta qetësojë, por ajo ka marrë një thikë dhe e ka goditur shqiptarin në gjoks. Goditja ka qenë fatale. Megjithëse u lajmërua ambulanca shqiptari, baba i dy fëmijëve nuk mundi të jetojë. 26-vjeçarja greke u arrestua menjëherë. Ajo është e njohur për policinë pasi në të kaluarën është arrestuar për grabitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY