Arrestohet personi i sulmit me eksploziv në shtëpinë e kryebashkiakut të Matit

Arrestohet personi i sulmit me eksploziv në shtëpinë e kryebashkiakut të Matit

136
0
Shares

Autori i shpërthimit me eksploziv në derën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit është arrestuar nga policia. Ai është shtetasi Eltion Daçi, 37-vjeç, banues në Burrel. Përveç tritolit të vendosur tek banesa e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani, ai është autor edhe për shpërthimin e ndodhur në ambientet e një mobilerie. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi:
Policia e Matit arreston 37-vjeçarin nga Burreli si autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet. Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara. Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse.”Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY