“Ujdi mes kriminelit, qeveritarit dhe bankierit në Shqipëri, për 1 miliardë”

“Ujdi mes kriminelit, qeveritarit dhe bankierit në Shqipëri, për 1 miliardë”

202
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot në Parlament se projekti 1 milairdësh i Ramës është një sipërmarrje kriminale që synon pastrimine  parave të drogës përmes investimeve dhe bankave në Tiranë.

“Çdo gjë do të thellohet me Projektin 1 Miliardë, një projekt kriminal që do shkrijë në një, krimin, biznesin dhe politikën. Projekti 1 miliardë është rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada.

Forma më e rrezikshme e krimit nuk është një grup kriminelësh me armë në dorë që grabisin me forcë apo transportojnë drogën, por kur bëhen bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri dhe bien në ujdi për të plaçkitur dhe kontrolluar një vend të tërë. Kjo është faza ku ka hyrë krimi në Shqipëri.

Kanabizimi i vendit ka qenë një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës. Në këtë projekt ai derdhi gjithë urrejtjen dhe mllefin që ka ndaj shqiptarëve.

Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij.

Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit.

Edi Rama nuk duhet lejuar as të mashtrojë më popullin dhe as t’i shpëtojë më drejtësisë, siç po përpiqet të bëjë.

Edi Rama do që të krijojë prokurorinë e tij private. Nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës, kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të kërcënuar shantazhuar dhe persekutuar këdo që bëhet pengesë për të dhe kupolën e tij. Qe policët e ndershem të bëjnë punën e tyre, duhet që qeverisja të çlirohet nga politikanët që i shërbejnë krimit. Njerëz si Saimir Tahiri e kanë vendin në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Këta njerëz duhet të kenë në duar prangat e drejtësisë dhe jo çelësat e pushtetit.

Cdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndihmon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika.

Largimi i krimit nga pushteti do të fillojë vetëm ditën kur EdI Rama të largohet nga zyra e kryeministrit. Nëse ikën ai, pas tij do ikin të gjithë me rradhë, të gjithë politikanët e lidhur me krimin dhe e gjithë shpura e tyre kriminale”, ka deklaruar ndër të tjera Lulzim Basha.

Në vijim kreu i opozitës deklaroi se për të rrëzuar qeverinë kriminale duhet që shqiptarët të bashkohen.

“Arsyeja pse Tahiri sot nuk eshte arrestuar eshte se ne nuk kemi reaguar, kur ne të bëhemi të gjithë bashkë mijëra shqiptarë të bashkuar përballë Ramës përtej paragjykimeve atë cast pushteti i Ramës merr fund e bashkë me të edhe pushteti i krimit, kjo ditë do të vijë shpejt”.

Ndërkohë më herët gjatë fjalimit Basha tha se kreu i bashkisë së Elbasanit ka një agjenci doganore që hetohet për trafik droge.”Jo rastesisht Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge, jo rastesisht Vangjush Dako është kryebashkiak, biznesmen dhe kryekapobanda e Durresit”, tha Basha ndërkohë që theksoi se Vangjaush Dako ëhstë ndërkohë edhe kryetar edhe shef i kriminelvëe, edhe biznesmen në Durrës, ndërkohë që ish kryetrai i Bashkisë së Kavajës Elvis Rrisho ëhstë ndërtuesi më i madh në bregdet.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY