Berisha thekson emrin e Olsit në historinë e Saimir Tahirit. Pse?

Berisha thekson emrin e Olsit në historinë e Saimir Tahirit. Pse?

172
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa e rendit Saimir Tahirin si anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal qe permendjet ne dosjen e pergjimeve te Italise per vellezerit Habilaj, kusherinj te ish ministrit, nuk lë pa përfshirë në këtë histori edhe Olsi Ramën.

 

“Vetëm me targën e tij cdo njeri që lexon ligjin Antimafia e ka të qartë se ky klasifikohet si anëtar i grupit të strukturuar. Se ky s’kishte asnjë detyrë tjetër, vecse të jepte targën e qeverisë që makina e tij të mos ndalohej e kontrollohej asnjëherë. Tani erdhi dosja…kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen, Rama i cili momentin e parë pasi kishte njoftuar italianët e lëshoi në humnerë Tahirin, kur i tregoi kokën e macokut Saimiri atij, i tha: “koka ime po, por koka e Olsit peshon më rëndë se imja, i nxori dhe eurot që kishte dhënë për Ishmin e tha dale se’ …e një të mbyllur provat, ju bllokuat për herë të parë në 27 vite …pse e bllokuat? Mirë se me italianin ia gjetën, po 850 mijë euro dhe dy patentat e 100 tonëshit dhe 20 tonëshit a mund të më thuasj Pjerin pse nuk e cel gojën një javë ai për të thënë gjysëm fjalë, Tahiri, po Rama pse nuk e hap gojën? Pse Pandeli? Zhduket se po ngushtohet rrethi jo i Saimir trafikut por i Norieges, edhe Olsi trafikut se po të mos ishte Edi me Olsin Saimirit s’ja mbante kurrë jo t’u jipte makinën, jo te blinte skafet por as të mendonte se mund të lejohej këtë situatë”.

 

Në vijim berisha tha se pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos t’u shkarkuar i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milion euro.

“A  nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Ram e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avion. A nuk ishte opozita se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit? I dërgoi 3 milion euro në Zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkuar.  Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY